“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027

16 Korrik 2026 | 14:04

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend, foli për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim, e cila sipas tij do të financojë elektrifikimin e plotë të linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe stacionit të Rinasit.

Ministri theksoi se ky financim do të mundësojë ndërtimin e një infrastrukture moderne sipas standardeve të Bashkimit Evropian, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri një shërbim hekurudhor tërësisht me trena elektrikë.

Sipas Karakaçit, punimet civile në këtë segment kanë përfunduar, sistemet e sinjalizimit janë drejt finalizimit, ndërsa me këtë marrëveshje nis zyrtarisht faza e elektrifikimit, me objektivin që linja të jetë plotësisht funksionale për qytetarët deri në fund të vitit 2027.

“Projektligji që paraqesim sot ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjes me Bankën Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim për elektrifikimin e linjës Tiranë-Durrës dhe stacionit të Rinasit.

Me këtë financim bëhet i mundur elektrifikimi i plotë i linjës, ndërtimi i infrastrukturës energjetike dhe ndërtimi sipas standardeve të BE-së, duke sjellë për herë të parë një shërbim hekurudhor me trena elektrikë dhe tërësisht elektrikë.

Punimet civile tashmë kanë përfunduar, sistemet e sinjalizimit janë drejt finalizimit, stacionet e reja po ndërtohen dhe, me finalizimin e kësaj marrëveshjeje, nis edhe faza e elektrifikimit.

Objektivi ynë është që deri në fund të vitit 2027 qytetarët të kenë në dispozicion një linjë hekurudhore moderne.

Ky projekt nuk është një investim i veçuar, pasi është pjesë e një programi të gjerë. Paralelisht me projektin Tiranë-Durrës dhe Aeroportin “Nënë Tereza”, po ecim me ndërtimin e hekurudhës drejt Stacionit Qendror të Tiranës, si dhe me ndërtimin e sistemit modern të mirëmbajtjes së trenave”, u shpreh ministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026