Emërimi i komisionerëve, Celibashi: Në përputhje me parashikimet e Kodit

11 Mars 2023 | 12:30

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi foli për mediat rreth emërimit të komisionerëve të KZAZ-së të premten.

Sipas tij vendimi është marrë në përputhje me të gjitha parashikimet e Kodit dhe në transparencë të plotë.

“Ajo vendimmarrje është imponuar nga rrethanat, lidhen me procedurat që duhet të kryejnë komisionet zonale e administrimit zgjedhor në ato zona ku ka vetëm një KZAZ. Nuk është rasti i parë që vendimet për emërimet apo shkarkimet e anëtarëve të KZAZ nuk bëhen me mbledhje publike.
Ne bëjmë publikisht mbledhjet kur është emërimi fillestar i anëtarëve të KZAZ,” – u shpreh Celibashi.

Ai shtoi se emërimi u bë dje në mbrëmje sepse sekretarët e KZAZ-së të cilët kanë një funksion kryesor në nivel vendor duhet të merrnin detyrën.

“Ne kemi emëruar anëtarët e KZAZ personat që janë paraqitur nga personi legjitim në KQZ. Indrit Sefa si përfaqësues i PD ka të gjithë legjitimitetin. Sefa është përfaqësues legjitim i PD-së për të paraqitur minimalisht kërkesa dhe propozime për emërim të anëtarëve të KZAZ. Është thuajse krejt e ndryshme nga çdo kërkesë tjetër formalisht dhe më së shumti nga kërkesa për regjistrimin e një partie si subjekt zgjedhor,” – deklaroi kryekomisioneri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person

Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikes se Shkodres. Sipas të dhënave paraprake, debati mes personave...
12:51 | 16/07/2026

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:40 | 16/07/2026