Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarit Syla

14 Prill 2023 | 17:24

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj, ndaj tre të pandehurve me inicialet L.D, K.H dhe O.H, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tre të pandehurit dyshohen për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, më 11 prill.

Masa e paraburgimit për tre të dyshuarit, nga gjykata është caktuar me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Gjykata vlerësoi se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit për tre të pandehurit, sepse “ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen” dhe se ekziston rreziku se të njëjtit mund të arratisen, ti shmangen ndjekjes penale.

“Të pandehurit nëse do të mbeten në liri mund të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar edhe në dëshmitarët si dhe mund ta përsërisin veprën penale”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026