Lëndimi i Ibrahimoviç, suedezi të paktën 10 ditë jashtë fushave, humbet tre ndeshjet e radhës
Pas lëndimit që pësoi në ndeshjen përballë Napolit në Serie-A, Zlatan Ibrahimovic do të duhet që të qëndrojë të paktën 10 ditë pushim. Suedezi do të humbasë kështu dy ndeshjet e Europa League përballë Lille dhe Celtic si dhe ndeshjen e kampionatit përballë Fiorentinës.
Megjithatë për të kuptuar shkallën e vërtetë të lëndimit Ibrahimovic do të duhet që të presë edhe 10 ditë pastaj do të bëjë ekzaminimet e dyta mjekësore që do të përcaktojnë saktë, gjendjen fizike të tij.
Në rast se në analizat e radhës gjendja e tij do jetë e mirë atëherë ai do të mund të rikthehet menjëherë në stërvitje edhe pse sipas të gjitha gjasave gjigandi i sulmit të Milanit mund të qëndrojë të paktën katër javë pushim.
Zlltan ibrahimovic është një mungesë e madhe për kuqezinjtë pasi ka qenë mjaft vendimtar për ekipin gjatë këtij sezoni.
Në tetë javët e para të Serie-A ka arritur të realizojë 10 gola dhe për momentin mban kreun e golashënuesve në kampionatin italian.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut