SPAK kërkon 167 vjet burg për 16 të pandehurit e dosjes “Shpirti”

14 Prill 2023 | 21:26

SPAK ka lexuar pretencën për një tjetër nga fraksionet e dosjes “Shpirti”. Për 16 të pandehur të kësaj çështjeje struktura antikorrupsion kërkoi në total dënimin e tyre me 167 vite burg.

Dënimet e kërkuar nga struktura antikorrupsion varionin nga 15 deri në 3 vite burg. 15 vite u kërkuan për Aleks Memajn, i cili konsiderohet si një nga krerët e grupit. Ndërsa për ish-efektivin Festim Lelaj, SPAK kërkoi 3 vite burg. Ndaj 16 të pandehurve SPAK ka ngritur akuzat e kultivimit dhe trafikut të kanabisit drejt Italisë duke vepruar si organizatë kriminale. Disa muaj më parë SPAK lexoi pretencën për 8 të pandehur të tjerë të kësaj dosjeje ku kërkoi 115 vite burg.

Në korrik të vitit 2021, në kuadër të operacionit “Shpirti”, policia arrestoi 38 persona, mes të cilëve prokurorë dhe zyrtarë të lartë të policisë, disa prej të cilëve u liruan nga akuzat. Sipas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Mariglen Shusha, drejtuesi i grupit kriminal që merrej me trafikun e drogës Ilirjan Duçellari ( Lani ), ndihmonte pjesëtarët e tjerë kur kishin probleme me ligjin, duke paguar dhe të gjitha shpenzimet e tyre që do t’i nevojiteshin për procesin. Mes të tjerash, në dosje thuhet se kreu i grupit Ilirjan Duçellari, kishte marrë me qira dhe një banesë ku kishte qëndruar i penduari i drejtësisë Shusha bashkë me prokurorin Sota.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026