COVID-19, ish-drejtori i ISHP-së: Qeveria po keqmenaxhon situatën, thelbi është testimi
Besnik Jakaj, ish-drejtor i Institutit të Shëndetit Publik deklaroi për Euronews Albania se ndodhemi në këtë situatë për shkak të keq-menazhimit të pandemisë.
Ai theksoi se thelbi është që të testohen sa më shumë qytetarë.
“Për shkak të paaftësisë menaxhuese jemi në këtë situatë. Duhet të kuptojmë një gjë që e gjitha është menaxhim. Ne kemi ato spitale që kemi, ata mjek që kemi, por mënyra e organizimit dhe vënia në efiçenc e tyre të jep komplet thelbin. Ne renditemi në vendet më të dobëta në menaxhimin e pandemisë, qoftë sa i përket testimit. Thelbi është testimi, hetim epidemiologjik dhe mjekim në kohë”, tha ai.
“Kryeministri në këtë periudhë duhet t’u kishte thënë vetëm dy fjalë specialistëve, ju lutem më bëni programin strategjik, më kërkoni fonde, do të ndërpres të gjitha financimet e tjera. Në një situatë të jashtëzakonshme duhet të ndërpresë fondet e tjera”, u shpreh z.Jakaj.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama duhet të heqë dorë nga propaganda dhe të fokusohet tek pandemia.
“Qeveria duhet të alokonte fondet e duhura dhe duhet të hiqte dorë nga propaganda dhe politika dhe të strukturohej një plan strategjik për menaxhimin e pandemisë. Gjithë plani është bërë nga kryeministri. Komiteti i ekspertëve ka mbajtur deklaratë të ndryshme, në kohë të ndryshme, në varësi të deklaratave të ndryshme të kryeministrit”, u shpreh ai.
Sipas Jakajt qytetarët janë në panik, pasi qytetarët po vdesin në oborret e spitaleve.
“Për shkak të këtij kaosi dhe paniku që është krijuar nga paaftësia e menaxhimit, kryeministri tenton të fajësojë këdo që nuk flet në gjuhën e tij. Paniku është krijuar nga qytetarët, nëse të vdes qytetari në oborrin e spitalit është panik që krijohet natyrshëm”, përfundoi ai.
Lexoni gjithashtu:
COVID-19 ‘pushton’ shkollat në qytetin e Korçës, 10 mësues të tjerë të infektuar
Shqipëria regjistron numrin më të lartë të viktimave që nga fillimi i pandemisë
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet