Von der Leyen dhe Charles Michel entuziastë pas telefonatës me Biden, paralajmërojnë ”fillim të ri” BE-SHBA
Liderët e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel lajmëruan për “një fillim të ri” të marrëdhënieve BE-SHBA të hënën gjatë bisedave telefonike me presidentin e zgjedhur në SHBA, Joe Biden.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, tha se ajo e përgëzoi Biden për fitoren e tij gjatë telefonatës së tyre.
“Është një fillim i ri për partneritetin global BE-SHBA” shkroi ajo në Twitter, duke shtuar se një “BE e fortë dhe një SHBA e fortë që punojnë së bashku, mund të formojnë një axhendë globale bazuar në bashkëpunimin, multilateralizmin, solidaritetin dhe vlerat e përbashkëta”.
Nderkohë, edhe Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, tha se ai ftoi presidentin e SHBA-së, të marrë pjesë së shpejti “në një takim të posaçëm në Bruksel vitin e ardhshëm” me krerët e shteteve të bllokut.
“Le të rindërtojmë një aleancë të fortë BE-SHBA,” shtoi ai.
“Tani është koha për të bashkuar forcat për ceshtje si COVID-19, klima, siguria dhe multilateralizmi.”
Në fillim të këtij muaji, presidenti i zgjedhur në SHBA, Biden foli me disa udhëheqës të BE-së.
Kancelarja gjermane dhe presidenti francez, thanë se kishin në plan të punonin për “përparësitë e përbashkëta” dhe “sfidat globale”, por duke përmendur edhe sfidën e ndryshimeve klimatike, me administratën e re të Joe Biden.
Një sondazh në Gjermani i cili u zhvillua në shtator dhe u publikuar të hënën, tregoi se 79% e qytetarëve gjermanë të anketuar, e vlerësuan marrëdhënien mes vendit të tyre dhe SHBA si “shumë të keqe” ose “mjaftueshëm e keqe”.
Pothuajse e njëjta përqindje e 1,058 njerëzve të anketuar “supozuan” se marrëdhëniet transatlantike do të normalizohen nën presidencën e Joe Biden.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq