Meta kthen për rishqyrtim ndryshimet e ligjit të policisë

24 Nëntor 2020 | 13:29

Presidenti Ilir Meta njoftoi mesditën e së martës se vendosi të kthejë për rishqyrtim ndryshimet që iu bënë së fundmi ligjit për policinë.

Sipas Presidentit ndryshimet ligjore bien në kundërshtim me pavarësinë e garantuar nga Kushtetuta të strukturave të drejtësisë.

Ndryshimet e ligjit për policinë qenë propozuar nga shumica socialiste në shkurt të këtij viti, mirëpo u procedua në parlament pas ndryshimeve shtesë të ardhura nga deputeti socialist Alket Hyseni. Ndryshimet i japin “mundësi ligjore shtesë policisë për të përdorur masa të veçanta në luftën kundër krimit të organizuar”, ndërsa me propozim nga deputeti Hyseni në ligj u përfshi edhe një paragraf që flet për rolin e policisë në zgjedhje.

Meta thotë se me ndryshimet ligjore shkelen parimet e ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe rrezikon ta kthejë policinë në një organ që “gjurmon qytetarët jashtë një procesi penal konformë organeve të drejtësisë”.

Presidenti shkon më tutje teksa thotë se me ndryshimet ligjore policia mund të kthehet në mekanizëm presioni nga qeveria në procesin zgjedhor duke shtuar mundësitë për  “urdhëra sipas vullnetit politik, duke cenuar edhe pavarësinë operacionale të policisë”.

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla reagoi pas kthimit të ligjit për rishqyrtim duke akuzuar Presidentin se ka qëndrime të kundërta me ato që thotë, pasi mban kontakte me ish-drejtues të policisë, të cilët më parë “i quante të kanabizuar”. 

 

Lexoni gjithashtu:

SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme kundër qeverisë

Juristi Logu: Projektligji për policinë vë në diskutim qëllimin kryesor të reformës në drejtësi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026