Hoffenheim ‘pengesë’ për Bayernin, Werner shkëlqen me Leipzigun

16 Prill 2023 | 13:17

Bayerni vijon luhatjet dhe në kampionatin gjerman, teksa në javën e 28 ka barazuar mee Hoffenheimin në shtëpi.

Të besuarit e Thomas Tuchel zhvilluan një ndeshje të mirë, por sërish duke kaluar një ngërç në repartin difensiv, i cili shfaqi shumë problem dhe në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

Pavard zhbllokoi rezultatin në minutën e 17’ të pjesës së parë, ndërsa në fraksionin tjetër Kramaric shënoi për miqtë.

Pavarësisht qarkullimit të dendur të topit nga bavarezët, nuk e gjetën dot golin e fitores. Nga kjo ndalesë nuk përfitoi dot as Dortmundi, i cili barazoi me Stuttgartin në transfertë, ndërsa përballja prodhoi plot 6 gola.

Verdhezinjtë shënuan dy gola që në pjesën e parë, me vendësit që më pas barazuan gjithçka, ndërsa edhe pas golit të Reynas në minutën e 93 Stuttgarti barazoi në të 97’.

Leipzigu është ngjitur në vendin e tretë duke lënë pas Union Berlinin, ndërsa mori një fitore me vuajtje ndaj Augsburgut. Werner ishte heroi i takimit, duke shënuar një dopietë. Në përballjet e tjera të së shtunës, Gladbahu barazoi me Frankfurtin, ndërsa Kolni me Mainzin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026