Bayern pezullon Mane, senegalezi goditi me grusht shokun e skuadrës
Situata tek skuadra e Bayern Munchen sa vjen e përkeqësohet, ndërsa pas humbjes ndaj Manchester City, grupi duket i përçarë.
Si të mos mjaftonte disfata në ndeshje ne parë në Angli, mes lojtarëve të grupit gjerman kanë nisur përplasjet. Sipas asaj që raporton Bild, sulmuesi senegalez Sadio Mane ka goditur me grusht në fytyrë shokun e tij të skuadrës, Leroy Sane.
Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur të martën, ndërsa 31-vjeçari është pezulluat me urdhër të drejtuesve të klubit. Gjermania Bild raporton më tej se konflikti është regjistruar në dhomën e zhveshjes, ndërkohë Bayerni po mendon ndërprerjen e kontratës me Mane. Senegalezi u pa në stërvitjen e së enjtes me grupin, por situata e tij nuk është normale.
Mane pritet të bëhet shembull për veprimin e tij të pazakontë, ndërsa mendohet deri në përjashtim nga skuadra. Të gjithë lojtarët janë shtangur nga veprimi i yllit senegalez, për më tepër ndaj një lojtari si Sane, i cili ishte më i miri në përballjen e së martës. Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit nisi përplasja e tyre, e cila vijoi në tunel e deri në dhomat e zhveshjes. Në vijim do të ketë një vendim përfundimtar për të dy të përfshirët në konflikt, ndërsa Mane është lënë jashtë listës së lojtarëve për ndeshjen ndaj Hoffenheim.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike