Qori: Sfida për ndërtuesit të Tiranës, krijimi i një kompanie publike ndërtimi
Arlind Qori, kandidat i Lëvizjes Bashkë për Tiranën tha në një intervistë për Euronews Albania se në pikat kyçe të planit të tij për kryeqytetin ishte dhe strehimi i përballueshëm i qytetarëve.
Sipas tij do të jetë një sfidë për ndërtuesit e mëdhenj të Tiranës, krijimi i një kompanie publike ndërtimi.
“Në Tiranë ndërtohet shumë, por shtëpitë janë akoma shumë të shtrenjta që duhet të ishte o njëra o tjetra. Kjo ka ndodhur sepse në sektorin e ndërtimit përfshihen paratë e korrupsionit, të krimit të organizuar, paratë e pista, spekulimi financiar. Ajo që do të bëjmë ne do të jenë disa lëvizje. E para, do të themelojmë një kompani publike të ndërtimit të banesave sociale, do të hyjë në tregun imobiliar, do të blejë truallin dhe do të ndërtojë. Kompania do të dalë me një normë të ulët fitimi dhe do të garantojë një çmim të pranueshëm të strehimit për qytetarët. Kjo besoj do të ndikojë dhe në uljen e çmimit të tregut,” – shpjegoi Qori.
Kandidati për kryebashkiak shtoi se në një moment të dytë do të shpjegojë dhe një skemë që do të ndërtohet për financimin e kësaj kompanie publike. Qori theksoi se përmes taksave do të nxisin qytetarët që kanë shumë apartamente t’i shesin.
“Sot ka njerëz që kanë shumë apartamente që i mbajnë kot, parkojnë para, nuk bëjnë asgjë. Kjo sepse taksat për shtëpitë shtesë janë të papërfillshme,” – tha Qori.
LEXONI GJITHASHTU:
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta