Rritet vrullshëm numri i të vdekurve dhe i rasteve me Covid-19 në vend
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19 në Shqipëri. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit bëhet e ditur se janë zbuluar 744 raste të reja, ndërsa 19 pacientë kanë humbur jetën.
Në njoftimin e ministrisë theksohet se në tre spitalet COVID në Tiranë, po trajtohen 455 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe shtatë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8703
Fier 1333
Durrës 1246
Korçë 951
Shkodër 875
Vlorë 827
Elbasan 795
Lezhë 673
Berat 510
Gjirokaster 474
Kukës 362
Dibër 150.
Pavarësisht rasteve të reja ka edhe një rritje të numrit të qytetarëve që kanë mposhtur Covid-19. Në 24 orët e fundit raportohen se janë shëruar 436 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në total në 16 666, që nga fillimi i pandemisë.
Në të gjithë Shqipërinë deri tani numërohen 735 jetë të humbura nga Covid-19, ndërsa numri i rasteve pozitive ka shkuar në rreth 17 mijë, një numër ky i konsideruar tepër i lartë në krahasim me numrin e popullsisë.
Për shkak të rritjes së infektimeve, qeveria shqiptare ka aplikuar masa shtrëngese për lëvizjes e qytetarëve dhe veprimtarisë së subjektive tregtare nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Lexoni gjithashtu:
Pandemia Covid-19, Lulzim Basha: Po përdhoset puna e mjekëve me fshehjen e numrit të vdekjeve
Ish-zv. ministri i Shëndetësisë: Shifrat e vdekjeve nga COVID-19 i fsheh qeveria, jo mjekët
Rama: Shkollat s’konsiderohen vatër infeksioni, do vijojnë të hapura
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal