Goditi me grusht trajnerin në Vlorë, arrestohet 56-vjeçari

17 Prill 2023 | 10:39

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 56-vjeçar i cili goditi me grusht, trajnerin e ekipit sportiv “Labëria”.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në kompleksin sportiv “Labëria”, ku për  pas një konflikti për motive të dobëta 56-vjeçari dhunoi trajnerin.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 56 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv”, pasi ditën e djeshme, në kompleksin sportiv “Labëria”, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grusht, trajnerin e ekipit sportiv “Labëria”, shtetasin D. R., 46 vjeç, banues në Vlorë”, njofton policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026