Vilat luksoze 1.6 milionë euro në bregdet, eksperti: Target janë shtresa e lartë

17 Prill 2023 | 11:01

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Pasurive të Paluajtshme, Reinaldo Pipiria, ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me rritjen e çmimit të vilave luksoze në bregdetin shqiptar, të cilat kapin shifra deri në 1.6 milionë euro.

Pipiria tha se targeti për shitjen e këtyre vilave janë persona të shtresës së lartë në vendet e rajonit, por dhe në Evropën Perëndimore.

“Aty ku ka projekte të mira siç është pjesa e Durrësit, pjesa e Vlorës, siç po zhvillohet Palasa, ashtu siç po zhvillohet Ksamili dhe Saranda, këto janë zona që marrin vëmendjen e shtetasve të huaj që janë duke parë për rajonin për të investuar. Këto projekte targetojnë shtresën e lartë të Kosovës, të Maqedonisë së Veriut, të Serbisë, Zvicrës dhe Evropën perëndimore, siç është Gjermania dhe pjesa e nordikëve.

Të gjitha projektet, hiq pjesë e Palsës që ka përfunduar, janë në ndërtim e sipër dhe është herë për të thënë nëse i kemi ezauruar shitjet. Janë duke bërë një marketing agresiv dhe janë duke përqasur tregun ndërkombëtar”, tha Pipiria.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026