Lobisti belg padit Ursula von der Leyen për negociata “private” me Pfizer
Lobisti belg Frederik Baldan paditi Presidenten e Komisionit Evropian (KE) Ursula von der Leyen para gjykatës belge në Liège me dyshimin se ajo personalisht ka negociuar me kompaninë Pfizer për prokurimin e vaksinave kundër coronavirusit.
Baldan, i i kërkon presidentes së KE-së dëmshpërblim në shumën prej 50 mijë eurosh për dëmin moral të shkaktuar.
Ai pretendon se Von der Leyen negocioi prokurimin e vaksinave jashtë mandatit të dhënë asaj nga shtetet anëtare të BE-së.
Vendet anëtare të BE-së ia dhanë mandatin KE-së, jo personalisht Ursula von der Leyen-it, theksoi Baldan.
Në rast se Presidentja e Komisionit Evropian fshinte mesazhet që ajo shkëmbeu me CEO të Pfizer Albert Burle, mund të krahasohet me shkatërrimin e dokumenteve administrative publike, pohon Baldan.
Ai shton se nëse Von der Leyen nuk dëshiron të zbulojë përmbajtjen e mesazheve, ajo po kufizon në mënyrë arbitrare të drejtat e garantuara me kushtetutë dhe deklaron se, sipas ligjit belg, ky është një krim.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng