Evald Serreqi i Lëvizja për Ndryshim: S’u krijuam për t’i prishur punë PD, kemi mision më të madh

24 Nëntor 2020 | 19:54

Evald Serreqi nga Lëvizja për Ndryshim, forca politike e prezantuar nga ish-deputetja e PD, Jozefina Topalli tha për gazetaren Ilva Tare se nisma e re politike ishte iniciativë e disa të rinjve si ai, e më pas ata kishin marrë edhe mbështetjen e politikanes së vjetër Topallli.

Sipas tij, ambienti politik në Shqipëri ka nevojë sot për një lëvizje për ndryshim, ndaj kjo parti siç tha, nuk u krijua që t’i prishë punë PD, pasi misioni i saj është shumë më i madh.

“Mënyra jodemokratike se si funksionojnë këto parti ështëë fillesa e mungesë së demokracisë në Shqipëri. U bëj thirrje profesionistëve të rinj të na bashkohen dhe të japin kontributin personal”, tha ai.

Sipas tij, të gjitha partitë e sapokrijuara duhet të gjejnë një formë konkurrimi si një koalicion, pasi duhet të dalin jashtë egove personale për misionin e përbashkët për të sjellë ndryshim.

“E kemi të detyrueshëm një formë bashkëpunimi, sigurisht mbi bazën programore, por çdo gjë do të jetë dinamike”, tha z. Serreqi.

Analisti Plator Nesturi i ftuar në panelin e Ilva Now ku diskutohej çështja e partive të reja në zgjedhjet e 25 prillit, u shpreh skeptik për fatin e këtyre partive kryesisht të djathta që kanë lindur për shkak të pakënaqësisë nga mënyra si po e drejton PD, Lulzim Basha, duke paramenduar se fundi i tyre mund të jetë sërish në PD.

“Znj. Topalli është një figurë e konsoliduar, ndaj vetë ajo do të arrijë të thithë edhe elementë të tjerë të pakënaqur. Është normale që partitë e reja do të harxhojnë më shumë energji se sa do të marrin.

Por ne zona të caktuara mund të arrijnë rezultate. P.sh Topalli do të luftojë fort në Shkodër.

Të gjitha partitë e reja takojnë mënyrën e opozitarizmit të Bashës, në kushtet kur Nasha nuk mund të jetë në krye të PD nuk dihet e ardhmja e këtyre partive. Kemi shumë mënyra, që janë të gjitha të pranueshme”, tha z. Nesturi.

Ndiqni intervistën e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021