Kufizimi i muzikës në verë, operatorët e Durrësit: Nuk na cënohet puna
Vendimi për kufizimin e muzikës pas orës 12 të natës është ende i paqartë për një pjesë të operatorëve turistikë në Durrës.
Menaxherë dhe pronarë lokalesh, ku mbrëmjeve ka muzikë live, thonë jashtë kamerave se janë në pritje të përcaktimit nga ana e bashkisë, se cilat do të jenë zonat ku nuk do të lejohet asnjë aktivitet me zë të lartë pas orës 12 të natës.
Sa i përket strukturave hoteliere, ky është një vendim që nuk do t’ua cenojë punën gjatë sezonit veror.
“Ky lajm nuk na prish punë, sepse fashat orare të vendosura janë brenda normave. Ne edhe gjatë kohës që nuk ishin këto kufizime, në 11 të darkës e mbyllnim muzikën, sepse në hotel ke të ftuar tipe të ndryshme klientësh, ke mosha të ndryshme, kështu që duhet t’i përshtatemi nga pak të gjithëve,” – tregoi Blerim Norja, operator turistik.
Ndërsa kanë kontaktin e parë me pushuesit, Norja thotë se ky vendim do të japë rezultate pozitive.
“Besoj që është një nismë pozitive dhe në ‘feedback’-un total do jetë pozitiv, sepse do krijojë një lloj kënaqësie dhe për ata turistë që nuk e durojnë zhurmën, muzikën. Pra, ne duhet të gjejmë një balancë që u përshtatet të gjithëve,” – u shpreh ai.
Durrësi këtë vit pritet ta çelë më herët sezonin e rërës dhe detit, prandaj edhe rezultatet e para pritet t’i shohim që në maj.
Ndërsa qyteti bregdetar do të presë pushuesit e parë do të kuptojmë, nëse ky vendim i ri, që lidhet me rendin dhe qetësinë në zonat e pushimit, do të japë frytet e pritshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)