Tritol në banesën e babait të Leonard Dukës

18 Prill 2023 | 07:40

Në banesën e babait të Leonard Dukës ka shpërthyer një sasi tritoli.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të së martës në zonën e Freskut, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore.

Muhamed Duka, babai i vëllezërve Duka, banonte në katin e katërt të një pallati. Deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Leonard Duka është një prej vëllezërve që drejton atë që njihet si grupi kundërshtar i Ervis Martinaj ose “klani Duka”.

Ai u arrestua më 14 shkurt në një provincë të Brukselit, në një operacion të përbashkët mes Fast Albania dhe zyrës së Interpolit në Bruksel.

Duka rezulton një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime kundër personit dhe për armëmbajtje pa leje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026