Dy të plagosur si pasojë e një sulmi të dyshuar terrorist në Lugano
Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm me thikë jashtë një dyqani në Lugano të Zvicrës, i cili po hetohet si një sulm terrorist.
Autoritetet në Zvicër thanë se 28-vjeçari, qyetar zviceran në Lugano, sulmoi dy gra në dyqan përpara se të ndalohej nga disa klientë dhe më pas të vihej në pranga nga policia.
“Bazuar në gjendjen shëndetësore, njëra nga viktimat ka marrë plagë të rënda, por jo kërcënuese për jetën, ndërsa gruaja tjetër ka marrë plagë të lehta”, thuhej në njoftimin e autoriteteve.
Policia zvicerane shkruajti në Twitter se sulmi ishte me shumë gjasa një sulm “terrorist” dhe se zyra e prokurorisë kishte nisur një hetim kriminal.
Catherine Maret, zëdhënëse e policisë federale në Zvicër, tha se të dyshuarit ishin emra të njohur nga policia pasi ishin shfaqur pak më herët në një hetim të autoriteteve mbi terrorizmin.
Kancelari austriak Sebastian Kurz gjithashtu shkruajti në Twitter: “E dënoj plotësisht sulmin e sotëm terrorist në Lugano. Lutjet e mia janë me viktimat dhe i uroj atyre një shërim sa më të shpejtë. Ne qëndrojmë me Zvicrën në këto orë të vështira dhe do të kemi një përgjigje të përbashkët kundër terrorizmit islamist në Europë për të ruajtur vlerat tona”.
Më herët gjatë këtij muaji në Vienë u plagosën më shumë se 20 persona gjatë një sulmi terrorist.
Lexoni gjithashtu:
Samiti kundër terrorizmit, Merkel: Reformim politikave të kufijve të hapur
Sulmi terrorist i 2017-s; Spanjë, nis procesi gjyqësor ndaj 3 të akuzuarve
‘Luftë islamit politik’, Kurz kërkon përgjigje evropiane ndaj fenomenit të xhihadizmit
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut