“Sloganin s’e ka të vetin”, Ngjela: Rama nuk duhet të merret me ata të dy
Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se politika shqiptare nuk e ka arritur moralitetin që të mos merret me personalitetin e kundërshtarit.
Teksa iu referua posterave të PS për zgjedhjet në Tiranë, ku sipër shihet kryeministri Edi Rama dhe në pjesën e poshtme të posterit Meta dhe Berisha, Ngjela tha se është kundër kësaj gjëje.
Ai u shpreh se slogani i PS, vetë përpara kurrë prapa është marrë nga deklarata në Tiranë e ndihmës zv sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar.
“Nuk jam dakord me atë poster, politika shqiptare duhet të kthehet te moralitet, ruajtjen e personalitetit të tjetrit, cilido qoftë. Ai mund ta thoshte sloganin, por ka nxjerrë dy liderë poshtë tij sikur po i shtyp, koshienca ime politike se lejon. Kam bërë një fushatë me Edi Ramën në Tiranë, s’ia kam përmendur kurrë emrin. Sloganin se ka të vetin, e ka marrë dhe mirë ka bërë, nga ndihmës zv.sekretari amerikan i shtetit që ishte këtu, pse ka nxjerrë figura ka bërë gabim. Politika jonë s’e ka arritur ende moralitetin, Escobar e tha që i takojnë të kaluarës”, tha Ngjela.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta