Sulmoi për vdekje një alpinist, ariu dërgohet në qendrën e kafshëve të egra
Italianët u tronditën nga vdekja e Andrea Papit në fillim të prillit në rajonin verilindor të Trentino-Alto Adige. 26-vjeçari i cili kishte shkuar në Alpet italiane, vdiq në vend kur u sulmua nga një ari.
Pasi ariu u identifikua si një arusha 17-vjeçare e njohur si JJ4, autoritetet lëshuan një urdhër që të qëllohej.
Por urdhri që ariu të qëllohej në rastin e parë që do shihej u pezullua më vonë dhe JJ4 u dërgua në një qendër të kafshëve të egra. Fati i saj ende nuk është vendosur.
“Ne do të kishim dashur ta vrisnim ariun në vend,” tha guvernatori i provincës Maurizio Fugatti në një konferencë për shtyp, duke shtuar se përfundimisht do të shuhej nëse një gjykatë binte dakord në një seancë dëgjimore muajin e ardhshëm.
Andrea Papi u sulmua për vdekje teksa vraponte mbi qytetin e Caldes në shpatet e malit Peller në Brenta Dolomites, duke shkaktuar frikë dhe zemërim në rajon. Ai është italiani i parë që dihet se është vrarë nga një ari në vitet e fundit.
Kafshët janë një specie e mbrojtur në Itali dhe popullsia e tyre është rritur vitet e fundit pasi u rifutën në rajon dy dekada më parë.
Prindërit e vetë JJ4 ishin sjellë në Italinë veriore nga Sllovenia në kuadër të projektit evropian të ruajtjes “Life Ursus”. Ajo kishte sulmuar dhe plagosur tashmë dy persona të tjerë babë dhe bir ndërsa ata po shëtisnin në malin Peller në vitin 2020.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta