“Ai më mbrojti”- Si sportisti u sakrifikua për motrën gjatë sulmit me armë
Alexis Dowdell po festonte ditëlindjen e saj të 16-të në një studio vallëzimi në qytetin Dadeville, në Alanama, kur vëllai i saj 18-vjeçar, lojtari i njohur i futbollit amerikan Phil Doëdell, erdhi për ta marrë pasi dëgjoi se dikush në festë kishte një armë.
Nëna e saj, LaTonya Allen, kishte dëgjuar gjithashtu thashethemet. Ajo tha për mediat e huaja se ndezi dritat, shkoi në kabinën e DJ dhe kërkoi që personi që kishte armë zjarri të largohej nga festa.
Por kur askush nuk foli dhe ajo fiku dritat për të vijuar festën.
Të shtënat me armë shpërthyen pak më vonë. “Papritur dëgjova të shtëna armësh dhe të gjithë po vraponin drejt portës, shikoja njerëz që rrëzoheshin përtokë dhe bërtisnin”, tha Alexis për BBC.
Ishte vëllai i saj Phil ai i cili e mbrojti dhe e shtyu atë në tokë, përpara se të dy të ndaheshin në mes të kaosit.
Ajo ishte në gjendje të shpëtonte nga vendi i ngjarjes dheu fsheh në dhomën tjetër, pasi sulmuesi ishte ende i lirë.
Kur ajo përfundimisht u kthye brenda, ajo zbuloi se vëllai i saj kishte vdekur
Kishte humbur shumë gjak. Qëndrova me të ndërsa atij i vinte dhe ikte vetdija. Ai nuk ishte në gjendje të fliste, megjithëse hapi sytë dhe ngriti vetullat teksa unë e përqafova. Gjëja e fundit që i thashë ishte të qëndronte i fortë”, tha ajo.
Ajo shtoi se ditëlindja e saj nuk do të ishte kurrë e njëjtë.
LEXO GJITHASHTU:
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin