Dy persona terrorizojnë Pogradecin: Përplasin me “Hummer” 39-vjeçarin
Mario Xhangolli dhe Sindi Syzo janë shpallur në kërkim nga policia e Pogradecit, pasi përplasën me automjetin e tyre tip ‘Hummer’, makinën në të cilën lëvizte 39-vjeçari Eris Cekani.
Dyshohet se pas përplasjes së automjetit dy personat në fjalë kanë dalë jashtë dhe kanë kërcënuar dhe kanosur 39-vjeçarin.
Gjatë largimit, Xhangolli dhe Syzo, kamë përplasur një tjetër mjet. Ata janë detyruar të braktisin automjetin e tyre pas aksidentit dhe të largohen në drejtim të paditur me këmbë.
Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e tyre, ndërkohë që materialet në ngarkim të dy personave të shpallur në kërkim i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Nga veprimet e shpejta hetimore, janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim 2 autorët e dyshuar, shtetasit M. Xh., 30 vjeç dhe S. S., 28 vjeç, të banues në Pogradec, të cilët dyshohet se për motive të dobëta, kanë përplasur qëllimisht, me automjetin tip “Hummer” me të cilin qarkullonin, automjetin e shtetasit E. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec.
Gjithashtu, dyshohet se pas përplasjes, të dy shtetasit kanë dalë nga automjeti, kanë kanosur shtetasin E. Ç., i kanë dëmtuar atij, me sende të forta, automjetin dhe janë larguar me shpejtësi, nga vendngjarja. Gjatë largimit, për shkak të shpejtësisë, automjeti tip “Hummer” është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale. Më pas shtetasit M. Xh. dhe S. S. kanë braktisur automjetin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen e këtyre shtetasve përpara përgjegjësisë penale”, njofton policia.
LEXO GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë