Marshi i të gjallëve, përkujtohen 6 milionë hebrenj viktima të Holokaustit
Disa mijëra persona, hebrenj, polakë dhe përfaqësues të vendeve të tjera morën pjesë në të ashtuquajturin Marshi i të Gjallëve, që kaloi poshtë portës me parullën “Puna të bën të lirë” në ish-kampin gjerman të përqendrimit dhe më pas në kampin e vdekjes në Brikenau.
Këtë vit, marshimi u organizua në 80-vjetorin e kryengritjes së getos së Varshavës, 75-vjetorin e krijimit të shtetit të Izraelit dhe 35-vjetorin e Marshit të parë të të Gjallëve. Mes pjesëmarrësve ishin edhe të mbijetuar të Holokaustit.
Në mbarë Izraelin, qytetarët mbajtën një minutë heshtje në përkujtim të 6 milion hebrenjve, viktima të Holokaustit, shoqëruar me një sirenë që u dëgjua në Jerusalem për 2 minuta.
Automjetet dhe këmbësorët ndaluan në rrugë dhe ulën kokën në shenjë nderimi për ata që u vranë sistematikisht nga nazistët gjermanë dhe kolaboracionistët e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një e treta e hebrenjve në mbarë botën u vranë gjatë Holokaustit. Në vitin 1948, Izraeli themeloi shtetin dhe disa qindra mijëra të mbijetuar u transferuan në shtetin hebre.
Zyrtarë të shumtë, përfshirë presidentin izraelit Isaac Herzog dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu morën pjesë në një ceremoni në memorialin e Holokaustit “Yad Vashem”, duke vendosur buqeta me lule.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve