Ndalimi i grumbullimeve, Komiteti i Ekspertëve: Urdhri nuk cenon seancat plenare, të zhvillohen duke ruajtur distancimin

25 Nëntor 2020 | 09:09

Komiteti i Ekspertëve i ka kthyer përgjigje Kuvendit të Shqipërisë sa i përket masës për mos-grumbullimin e më shumë se 10 personave në vende të mbyllura apo të hapura.

Në përgjigje Komiteti i Ekspertëve thekson se urdhri i ri nuk cenon aktivitetin e Kuvendit për të zhvilluar seancat plenare. Në të theksohet se seancat plenare mund të zhvillohen duke ruajtur distancimin social dhe të ketë kufizime në kohëzgjatje. 

“Përsa i përket Urdhrit nr.633, datë 17/11/2020 ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura’, qëllimi ka qenë ndalimi i grumbullimeve të posaçme që sikundër përmendet edhe në urdhër lidhet kryesisht me tubimet, konferencat, mbledhjet partiake, ceremonitë e festave, ku rreziku i transmetimit është të virusit është shumë i lartë.

‘Urdhri për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapua’ nuk cenon aktivitetin e Kuvendit për zhvillimin e seancave plenare. Sigurisht seanca plenare duhet të zhvillohen duke ruajtur rregullat e distancimit social dhe mundësisht të kenë kufizime në kohëzgjatje”, thuhet në përgjigjen e Komitetit të Ekspertëve.

Masat e reja të shpallura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për situatën me pandeminë detyruan Kuvendin që të anulonte seancën e radhës. Për këtë arsye Ruçi iu drejtua edhe me kërkesë Komitetit Teknik dhe Ministres së Shëndetësisë.

Tashmë seancat mund të zhvillohen, por ligjvënësit duhet të respektojnë distancimin social.

Lexoni gjithashtu:

Kuvendi i bindet urdhrit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, nesër nuk ka seancë plenare

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026