“Do dëgjojmë çudira”, gazetari: Kë po mbështet i shumëkërkuari Suel Çela në zgjedhje

18 Prill 2023 | 22:22

Gazetari Poli Hoxha i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania tha se gjatë këtyre zgjedhjeve do dëgjojmë çudira në Elbasan, Tiranë dhe Shkodër. Ai tha se do zbulohen emra shumë të rëndësishëm të politikës të cilët kanë lidhje me eksponentë të krimit të organizuar.

Gjithashtu Hoxha tha se grupet kriminale janë të mërzitura nga qeveria pasi kohët e fundit ajo bnuk ka shumë në dorë për kërkesat e tyre, e ndaj sipas tij ata po fillojnë të mbështesin kundërshtarët e qeverisë.

“Kemi balanca të reja të krimit në lidhje me politikën disa grupe, janë mërzitur me qeverinë. Në Elbasan, në Tiranë, janë mërzitur sepse marrëdhënia e krimit me politiken kanë një thelb, që kur më kap prokuroria, politika më ndihmon. Që kur SPAK-u po monitorohet nga ndërkombëtarët, politika nuk bën dot shumë gjëra.

Në këtë kuptim Partia Socialiste që është vet shteti, i ka mërzitur dhe ka prishur balancat. Për shembull, Suel Çela nuk e mbështet më Partinë Socialiste dhe ka indicie që mund të mbështesë palën tjetër, po sa pranohen kjo është çështje tjetër.

Unë uroj që SPAK të jetë duke përgjuar sepse do dëgjojmë çudira në Elbasan, në Durrës, në Tiranë dhe në Shkodër. Çudira që politikanë shumë të rëndësishëm janë në kontakte dhe në marrëdhënie me eksponentë të krimit të organizuar”,-tha Poli Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026