Gazetari: Çunat e shpallur në kërkim nga Dubai kanë ardhur dje në Durrës

18 Prill 2023 | 21:56

Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se persona të inkriminuar të shpallur në kërkim në Dubai kanë ardhur në Durrës në ndihmë të fushatës së PS.

Sipas tij, këta persona po bëjnë  aktivitet të përditshëm elektoral në Durrës pasi sondazhet e nxjerrin kandidatin e PS vetëm 3 mijë vota në avantazh nga kandidati i opozitës.

“Çunat nga Dubai kanë ardhur dje në Durrës sepse sondazhet e jepnin shumë keq PS me vetëm 3 mijë vota përpara. Kanë ardhur në Durrës po bëjnë aktivitet të përditshëm elektoral. Ata që janë në Dubai në kërkim janë kthyer dje dhe veprojnë në terren. Po them i bindur në burimet e mia 100 për qind, çunat e Dubait janë aktivë në Durrës. Kanë ardhur dje, kanë hyrë në punë se PS është vetëm 3 mijë vota para kandidatit të opozitës”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026