Vetëgjyqësi për mbrojtjen e votave, paralajmërimi i Gjokutaj: S’është normale por…

18 Prill 2023 | 21:33

Kandidati i koalicionit, Bashkë Fitojmë për bashkinë Has, Miftar Dauti ka treguar momentin kur ndaluar furgonin e dy djemve të kandidatit të PS, Halit Mulaj duke thënë se po shpërndanin pako ushqimesh.

Dauti ka filmuar momentin kur ka ndaluar furgonin me ndihma, të cilat sipas tij do të përdoreshin nga djemtë e kandidatët socialistë për të siguruar vota për zgjedhjet lokale.

Lidhur me këtë rast avokati Genc Gjokutaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se për të ruajtur votën njerëzit janë detyruar të shkojnë në vetëgjyqësi. Në këtë rast sipas tij duhet dënuar moveprimi i organeve shtetërore.

“Nuk është normale, por a është normale që policia të përfshihet në ndarjen e ndihmave në këmbim të votës, të bëhet pjesë e një komunikate që fsheh krimin zgjedhor? Këta ndoshta nuk janë ruajtur shumë se këto histori me blerje votash bëhen një çik më vonë. I bëj thirrje edhe policisë, edhe prokurorisë që për këto raste të ashpërsojë politikën penale”, tha Gjokutaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026