Planet ruse të sabotimit, si pritet Moska të “godasë” Evropën Veriore

19 Prill 2023 | 15:20

Rusia ka në plan të sabotojë impiantet me energji hidrike dhe kabllot nënujorë të komunikimit që ndodhen në detin e Veriut.

Kështu thotë një investigim i përbashkët i televizioneve publike në Danimarkë, Norvegji, Suedi dhe Finlandë.

Sipas hetimit, Rusia ka një flotë anijesh të kamufluara si anije peshkimi në detin e Veriut, të cilat kryejnë mbikëqyrje të pajisjeve nënujore dhe po hartojnë impiantet kyçe për një sabotim të mundshëm.

Të dhënat e mediave kryesore të katër vendeve nordike konfirmohen edhe nga oficerë të kundërzbulimit danez, sipas të cilëve planet për sabotim po përgatiten në rast të një konflikti tërësor me Perëndimin.

Transmetuesit televizivë thonë se kanë analizuar komunikime të përgjuara që tregojnë se të ashtuquajturat “anije-fantazmë” në ujërat veriore kanë fikur transmetuesit për të mos zbuluar vendndodhjet e tyre.

Njëra prej tyre është anija e quajtur “Admirali Vladimirsky”. Zyrtarisht ajo është një mjet për ekspedita oqeanike, apo për kërkime nënujore, por sipas investigimit në të vërtetë është një anije ruse spiunazhi.

Gjasat janë që mjeti lundrues të dëmtojë sistemet e komunikimit mes vendeve skandinave për të shkaktuar kaos në rast konflikti.

E njëjta anije u lokalizua vitin e kaluar në brigjet skoceze. Ajo u pa teksa i afrohej fjordit Morej Firth më 10 nëntor dhe 30 milje detare në lindje të Losimauth, ku ndodhet dhe baza detare e mjeteve të patrullimit të Forcave Ajrore Mbretërore.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026