Gjermania furnizon Ukrainën me sisteme “Patriot”
Ukraina ka pranuar “Patriotët” e parë, që vlerësohen se janë një prej sistemeve më të avancuara amerikane të mbrojtjes ajrore, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes të Ukrainës.
“Sot, qielli ynë i bukur ukrainas bëhet edhe më i sigurt sepse sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot” kanë arritur në Ukrainë”, shkroi në Twitter ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov.
Sistemet Patriot janë dërguar nga Gjermania dhe pritet t’i ndihmojnë Kievit që të mbrohet nga sulmet e vazhdueshme me raketa nga Rusia.
Dërgesa e sistemeve Patriot u listua në ueb-faqen e Qeverisë gjermane në seksionin për dërgesat me armë që Berlini i ka dërguar Ukrainës.
Ky sistem mobil është një prej sistemeve më të avancuara tokë-ajër në botë. Ai mund të përdoret për të luftuar avionët, raketat balistike dhe raketa të tjera.
Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar se do t’i dërgojnë Ukrainës sisteme të tilla të mbrojtjes ajrore. Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga Gjermania dhe SHBA-ja për përdorimin e sistemeve Patriot.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West