Champions League, ndeshja Inter-Real Madrid vlen për kualifikimin
Vëmendja e ndeshjeve të së mërkurës në UEFA Champions League do të jetë tek përballja Inter-Real Madrid.
Të dyja skuadrat kanë zhgënjyer deri më tani dhe përballja mes tyre mund të jetë përcaktuese për fatet e grupit.
Në ndeshjen e shkuar kampionët e Spanjës fituan 3-2 ndaj italianëve, të cilët do të duhet të bëjnë çmos për të shmangur një tjetër rezultat negativ.
Nga kjo ndeshje mund të përfitoj Borussia Monchengladbach e cila pret në shtëpi ukrainasit e Shakhtar Donetsk. Këta gjermanët i mundën 6-0 në sfidën e dy javëve më parë në Donbass. Fitorja e radhës ndaj tyre do t’i çonte gjermanët në kuotën e 8 pikëve duke siguruar më shumë vendin e parë.
Në Grupin A, Bayern Munich synon të sigurojë vendin e parë që garanton kalimin në fazën tjetër në pozita më të mira.
Skuadra bavareze ka arritur që të marrë maksimumin e pikëve në tre ndeshjet e para dhe ndaj Salzburgut konsiderohet favorite për tjetër fitore.
Në ndeshjen tjetër, Atletico Madrid synon të konfirmojë forcën me Lokomotivën e Moskës.
Edhe Manchester City do të arrinte kualifikimin për në fazën me eliminim direkt nëse do të marrë tre pikë ndaj grekëve të Olimpiakosit. Ndeshja tjetër e Ligës C është ajo mes Marseille – Porto.
Liverpool është skuadra e vetme që nuk ka pësuar asnjë gol në fazën e grupeve dhe po ashtu është në kërkim të fitores së katërt në grup, këtë herë ndaj Atalantës.
Ajax-i në anën tjetër do të atë forcat me danezët e Midtjylland që ende nuk kanë marrë asnjë pikë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë