Vrasja e vëllait në ’91/ Gjakmarrja pistë e mundshme për vrasjen e biznesmenit?
Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhur në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, që është në pronësi të viktimës.
Një person ka hyrë me skafandër motori në kokë dhe pasi ka qëlluar 50-vjeçarin është larguar bashkë me një person tjetër që e priste jashtë me motor.
Gazetarja Sara Demushi e cila raportoi nga vendi i ngjarjes tha se deri tani vetëm një person është i dyshuar si autor i ngjarjes i cili pas vrasjes është larguar me motor.
Pista e hetimit pistat e hetimit mbetet ajo e fushatës elektorale, por edhe e shkuara e viktimës, i cili në 2003 dhe 2006 ka qenë i dënuar.
Gjithashtu një pistë e mundshme mbetet edhe ajo e hasmërisë pasi në vitin ’91, 50- vjeçarit i kanë vrarë vëllain në një karburant në Lezhë. Ardian Nikulaj ka qenë emigrant dhe vetëm pak vite më parë është kthyer në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur