Vrasja e babë e bir, GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Florenc Çapjan

19 Prill 2023 | 19:46

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burg përjetë Ardjan Çapjan, Florenc Çapjan dhe Jorgu Lekun, për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqiri, babë e bir.

GJKKO dënoi me 15 vjet burg bashkëpunëtorin e drejtësisë Ervis Bardhin dhe me nga 25 vite burg Klaidi Dokoli dhe Etien Çani.

Nezir dhe Gentian Beqiri, babë e bir u vranë në vitin 2012 në banesën e tyre teksa Gentian Beqiri ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja.

Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar dhe më pas autorët mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026