Dënohet me burgim të përjetshëm Ardjan Çapja

19 Prill 2023 | 19:03

Ardian Çapja është dënuar me burgim të përjetshëm për akuzat se ka kryer vrasjen e Nezir Beqirit.

Vrasja e Nezir Beqirit u krye ndërsa ai ndodhej në arrest shtëpie. Ai akuzohej nga fisi Çapja se kishte bashkëpunuar në vrasjen e Sokol Çapjes në viti 2005, ngjarje e cila ka sjellë me dhjetëra persona të vrarë që prej atëherë.

Gjykata e Posaçme vendosi këtë të mërkurë dënimin me burgim të përjetshëm për Ardjan Çapjan dhe po të njëjtin dënim për nipin e tij Florenc Çapja. Ata akuzohen se së bashku kanë kryer vrasjen e Nezir Beqirit, në vitin 2012, në Elbasan.

Gjykata, pasi formoi bindjen dhe në mbështetje të provave të shqyrtuara në këtë gjykim vendosi shpalljen fajtor të Ardjan Çapja dhe dënimin e tij për këto vepra penale:

  • Deklarimin fajtor të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
  • Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ardjan Çopja (alias Çapja) dënohet me burgim të përjetshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026