Mësimi me alternime, Basha: Rama nuk ka asnjë plan për të menaxhuar pandeminë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish pas vendimit të komunikuar nga Ministria e Shëndetësisë, se duke nisur nga muaji dhjetor mësimi në shkollat parauniversitare do të vijojë në mënyrë të kombinuar online dhe në klasë.
Kryedemokrati Basha shkruan në “Twitter” se kryeministri Edi Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë e Covid-19, dhe kjo sipas tij dëshmohet nga deklarata e tij kontradiktore.
“Dje Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat sepse “fëmijët nuk të infektojnë me koronavirus”. Ndërsa sot shpalli mbylljen e pjesshme të shkollave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe as që ia ka idenë se çfarë duhet bërë”, shkruan Basha.
Dje Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat sepse “fëmijët nuk të infektojnë me koronavirus”. Ndërsa sot shpalli mbylljen e pjesshme të shkollave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe as që ia ka idenë se çfarë duhet bërë.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 25, 2020
Për kryetarin e selisë blu, kryeministri nuk ka asnjë plan për t’i bërë ballë pandemisë, ndërsa shton se Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri, që punon dhe mendon për njerëzit.
“Rama nuk ka asnjë plan. Dhe pa plan, nuk mund ta fitosh luftën kundër pandemisë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon dhe merr vendimet e duhura për njerëzit, jo për qeverinë Rama që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër”, thekson ai.
Lexoni gjithashtu:
Manastirliu: Nga 1 dhjetori mësim i alternuar, në klasë dhe online
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta