Tuneli unik që rrethon shtatë male në Norvegji

20 Prill 2023 | 07:59

Një mënyrë unike për të eksploruar shtatë malet që rrethojnë qytetin piktoresk të Bergenit është krijuar në bregun perëndimor të Norvegjisë.

Një tunel tre kilometra çiklizmi dhe këmbësori është ndërtuar në bazën e malit Lovstakken, i cili është më i madhi i llojit të tij që është ndërtuar me këtë qëllim.

Ndërtimi i tij filloi në shkurt 2019 dhe zgjati katër vjet, ndërsa kostoja e këtij projekti, që u ndërmor nga shteti norvegjez, kushtoi gati 29 milionë dollarë. Duhen pak më pak se 10 minuta për të kaluar tunelin me biçikletë dhe rreth 40 minuta në këmbë.

Dikush do të mendonte që kjo rrugë të ishte monotone dhe ndoshta klaustrofobike, megjithatë, shumëllojshmëria e veprave artistike që zbukurojnë tunelin, ngjyrat e ndryshme dhe ndriçimi, krijojnë një përvojë të këndshme për kalimtarët e tij, shkruan KosovaPress.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026