“E priste, s’lëvizi”- Gazetari zbërthen foton e vrasjes së Nikulaj: Tipike mafioze
Gazetari Poli Hoxha komentoi në Euronews Albania vrasjen e biznesmenit dhe eksponentit politik në Shëngjin, Ardian Nikulaj.
Duka u ndalur te momenti final i ekzekutimit, Hoxha tha se viktima dukej sikur e priste pasi në momentin që atij i është drejtuar arma ai nuk ka lëvizur apo ta zërë paniku.
Gazetari e cilësoi vrasjen tipike mafioze ,të ngjashme me atë të mafias italiane në New York në vitet ’80, ku kundërshtarët eliminonin njëri-tjetrin.
“Ai është një atentat shumë i ftohtë dhe shumë organizuar. Madje po të shikosh dhe ndjestë pastë viktimën përballë pistoletës është një moment shumë i tmerrshëm. Mua më kujton ato atentatet e mafias italiane, ndaj njëri tjetrit në vitet 80 në New York. Viktima është në një pozicion që nuk kam parë asnjëherë në karrierën time një veprim të tillë. Ai është duke parë atë me pistoletë dhe është i qetë, sikur e di dhe vetë që i erdhi momenti i fundit.
Ai ka qenë shumë i mbrojtur ka qenë një nag njerëzit që mund të arrihej me shumë vështirësi tek ai. Lëvizte me makina të blinduara, rrinte gjithmonë me njerëzit e vetë, perimetrat kanë qenë gjithmonë të kontrolluara. Dhe vetë e ka kuptuar, duket në foto nuk e ka kap as paniku, dukej sikur e priste”, tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta