Pengesat e reformës në drejtësi, problematikat u hasën që në fazën e projektimit
Reforma në drejtësi ka treguar kompleksitetin e lidhjes së progresit të një vendi me përmbushjen e kushteve të BE. Që Shqipëria të bëjë përpara në mënyrë thelbësore në këtë aspekt, duhet që të ketë dëshirë politike për të sjellë ndryshime.
Por çfarë po e pengon atë që të jetë tërësisht e suksesshme?
Pengesat kryesore me të cilat haset reforma në drejtësi janë të rrënjosura në fazën e projektimit të saj, shoqëruar me nevojën për të treguar rezultatet e kërkuara nga agjenda e BE.
Koha e shkurtër për të arritur ndryshimet, konteksti socio-kulturor, roli i elitës aktuale politike në implementimin, përfshirja e pamjaftueshme e qytetarëve dhe mbivlerësimi i aftësive të vendit për të prodhuar anëtarë të rinj të kualifikuar të gjyqësorit janë të tjera pika të cilat kanë vështirësuar implementimin rezultativ të reformës.
Sikur të mos mjaftonin këto pika, edhe vështirësitë e shkaktuara pas tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemia e covid-19 ngadalësuan procesin, që në vijimësi solli dhe një tjetër problematikë, atë të zvogëlimit të suportit financiar për disa prej strukturave specifike, pavarësisht se ka pasur rritje të buxhetit të alokuar për institucionet e drejtësisë.
Një tjetër pengesë është edhe mungesa e infrastrukturës, që ndikoi në aftësinë për të shtuar burimet njerëzore të nevojshme për të plotësuar hallkat vakante në gjyqësor.
Në kuadër të këtyre pengesave, është e nevojshme që komuniteti ndërkombëtar të përfshijë gjatë procesit koalicione të gjera kombëtare.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur