“Zelenky i pashëm”, rusja gjobitet për komentet ndaj presidentit ukrainas

20 Prill 2023 | 15:29

Një qytetarë ruse 70 vjeçe është gjobitur me 40 mijë rubla ose 393 paund sepse e cilësoi presidentin e Ukrainës një djalë të pashëm.

Motivi që ju tha 70-vjeçares ishte se po diskreditonte ushtrinë ruse.

Qendra e të drejtave të njeriut në Moskë bëri me dije se Olga Slegina u gjobit për komentet të cilat i bëri gjatë muajit dhjetor.

Ajo u dëgjua në një qendër shëndetësore në Nalchik teka fliste me një tjetër zonjë nga Odesa

‘Mendoj se Zelensky është i lezetshëm, ka një sens të mirë humori’, raportohet se është shprehur 70- vjeçarja.

Tri ditë më vonë asaj iu afrua një burrë me rroba civile, i cili tha se tre persona e kishin raportuar atë në polici. Në stacionin e policisë u pretendua se ajo kishte ‘lavdëruar Zelensky’, për të cilën ajo u përgjigj se kishte komentuar vetëm për pamjen e tij.

Zonja Slegina u mor në pyetje dhe u kërkua të nënshkruante një dokument, të cilin ajo nuk mund ta lexonte siç duhet për shkak të shikimi të saj të dobët dhe se kërkoi te largohej sa me shpejt

Në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Moskës që u raportua se kishte zgjatur vetëm pesë minuta, pensionistja u akuzua bazuar në  ligjet e  ‘censurës së luftës’ të prezantuara në mars 2022.

Besohet se zonja Slegina synon të apelojë gjobën e saj. Ajo u përfaqësua nga një avokat nga OVD-Info, një projekt mediatik rus për të drejtat e njeriut që synon të luftojë persekutimin politik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026