Rusia merr qytetin kyç në Ukrainë? Zelensky zbulon çfarë po ndodh në Lindje

6 Prill 2023 | 16:47

Mercenarët e Wagner deklaruan në fillim të prillit se kishin mposhtur forcat ukrainase dhe kishin mundur të merrnin kontrollin e plotë të qytetit të Bakhmutit.

Në lidhje me këto deklarime ka reaguar dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se forcat ukrainase vazhdojnë ta mbajnë qytetin e vijës së frontit në lindje të Ukrainës, pavarësisht pretendimeve ruse.

Zelensky theksoi se tërheqja e trupave ukrainase do të bëhej vetëm atëherë kur do të nënkuptonte shpëtimin e trupave ushtarake.

“Gjëja më e rëndësishme për mua është që të mos humbasim ushtarët tanë”, tha ai, duke shtuar se në rast se trupat ukrainase do të rrethohen, “do të merren vendimet përkatëse të sakta”.

Qyteti i Bahmutit dhe qytetet përreth të rajonit industrial lindor të Donjeckut kanë qenë objektiv i sulmeve të vazhdueshme ruse që nga fillimi i luftës 13 muaj më përpara. Më herët, Ukraina ka thënë se kontrollimi i Bahmutit përbën “nevojë ushtarake”, për shkak të pozicionit kyç të qytetit në lindje të vendit.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë, disa të plagosur (VIDEO)

Një automjet ka marrë përpara një turmë njerëzish që ishin mbledhur në vendpushimin e njohur turistik të Cabo San Lucas, pasi Meksika fitoi një ndeshje...
14:19 | 25/06/2026

Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura

Kombet e pasura me shkallën më të lartë të emigracionit gjatë 35 viteve të fundit përfituan një përfitim të madh ekonomik dhe shumë prej tyre...
13:52 | 25/06/2026

Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë

Të paktën pesë persona kanë vdekur ditët e fundit për shkak të valës së të nxehtit që ka goditur Italinë. Viktimat punonin në sektorin bujqësor dhe në...
13:51 | 25/06/2026