Ekspozitë me materiale të riciklueshme, nxënësit e Korçës në mbrojtje të mjedisit

20 Prill 2023 | 18:17

Një ekspozitë me materiale të riciklueshme është çelur në qytezën e fëmijëve në Korçë.

Nxënësit e 19 shkollave të juglindjes kanë ekspozuar punime mjaft interesante, kryesisht të frymëzuara nga natyra e Korçës por dhe nga zonat që vijnë.

“Ka qenë një punë shumë  e thjeshtë duke krijuar bashkëpunime mes njëri tjetri. Mjetet janë të riciklueshme, e meqë Korça shquhet si Paris i vogël, kemi krijuar Parisin dhe parkun që Korça e ka shumë të bukur”, thotë nxënësja Laura Çaushi.

Në një kohë kur ndotja e mjedisit është kthyer në një problem serioz këta fëmijë japin një mesazh të qartë për bashkëmoshatarët e tyre dhe jo vetëm.

“Duhet ta duam mjedisin dhe nuk duhet të shpërdorojmë asgjë, gjithçka mund të kthehet në diçka tjetër, që nga një tapë e vogël deri në një mbeturinë të madhe”, thotë nxënësi Jonel Killo

Kjo ekspozitë është organizuar në formën e një konkursi, ku në fund njëra prej shkollave do të shpallet fituese.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026