“Qëndro në shkollë”- Projekti kundër braktisjes së arsimit nga nxënësit
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi së bashku me përfaqësues nga Ambasada Italiane në Tiranë dhe UNICEF Shqipëri mori pjesë në takimin e organizuar në kuadër të projektit “Qëndro në shkollë”, një projekt tre vjeçar i cili po zbatohet në partneritet me qeverinë italiane dhe UNICEF Shqipëri.
Gjatë fjalës së saj Ministrja Kushi theksoi rëndësinë e këtij projekti që mbështet mjaft mirë politikat dhe programet arsimore në vend për parandalimin e braktisjes shkollore, duke minimizuar efektet negative dhe dëmet që mund të vijnë, jo vetëm për vetë nxënësit, por edhe për familjet e tyre dhe shoqërinë.
Ministria e Arsimit dhe të gjitha strukturat arsimore, bëjnë në fillimin e çdo viti edhe identifikimi i nxënësve që kanë potencial të lartë për braktisje. Ministrja Kushi theksoi se mësuesit kujdestarë, mësuesit ndihmës, punonjësit e shërbimit Psiko-Social, Oficerët e Sigurisë, në bashkëpunim edhe me prindërit, përpiqen maksimalisht që të krijojnë një klimë sa më familjare, të dashur dhe të ngrohtë për të gjithë.
“Programe si Arti dhe Zejet, Ekipet Sportive, Shkolla Qendër Komunitare e bëjnë shkollën më tërheqëse duke ndikuar drejtpërdrejt tek ata nxënës që kanë tendencë braktisjeje, pasi shkolla krahas mësimdhënies, identifikon edhe talentet e tyre, duke i angazhuar, motivuar dhe zhvilluar në mënyrën e duhur, pavarësisht suksesit në mësimnxënie”, tha Kushi.
Në përfundim të fjalës së saj ministrja theksoi se të gjitha institucionet, ministritë e linjës, punonjësit arsimor dhe e gjithë shoqëria duhet të kontribuojë në parandalimin e hershëm të rrezikut për braktisjen.
LEXO GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve