VIDEO| I qetë dhe me shikim ngulitës, del në gjykatë një nga vrasësit e 20-vjeçarit
Këtë të premte ka dalë përpara gjykatës Ensi Maze, një nga të akuzuarit për vrasjen e 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi.
Siç shihet dhe nga pamjete e siguruara nga brenda gjykatës nga Euronews Albania, Maze shihet i qetë teksa mundihet të shmang kamerat duke e mbajtur shikimin nga krahu ku ulet gjyqtari.
Toshkëzi u qëllua me thikë në orët e para të së hënës në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”, nga shtetasit Aksel Hoxhaj, në bashkëpunim me Ensi Mazen.
Hoxhaj u vetëdorëzua të enjten në polici dhe pritet të dalë përpara gjykatës ditën e shtunë për dhënien e masës së sigurisë.
20-vjeçari po kthehej nga puna me makinën e tij dhe në një moment ndeshet me dy personat me të cilat kishte pasur përplasje dhe ndalon makinën.
Autori i krimit drejtohet drejt portës së shoferit ku përplaset dhe qëllon me thikë Toshkëzin.
Në krahun tjetër të pasagjerit shoku i viktimës del dhe goditet me grushte me Ensi Mazen.
Goditja që 20-vjeçari mori nga Aksel Hoxhaj rezultoi fatale dhe ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.
LEXO GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West