Paralajmërim për greva të reja në Gjermani
Unioni Gjerman i Hekurudhave dhe Transportit (EVG) nga ora tre e mëngjesit të sotëm deri në orën 11:00 ka bllokuar sërish trafikun hekurudhor në të gjithë Gjermaninë, me paralajmërim për greva në fushën e kontrollit të trafikut ajror, pasagjerëve dhe mallrave, si dhe në shërbim.
Kufizime të mëdha janë shpallur në trafikun hekurudhor ndërqytetës dhe rajonal.
Punonjësit e trenave dhe autobusëve ndërqytetës, rajonalë dhe lokalë hynë në grevë pasi sindikata u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të saj në Deutsche Bahn (DB) dhe 50 kompanive të tjera të autobusëve dhe hekurudhave që t’i bashkohen grevës. Grevës në pjesë të ndryshme të Gjermanisë i janë bashkuar edhe stafi i kompanive private hekurudhore nga grupi “Transdev”, shkruan DW.
Megjithatë, nëse punonjësit e Hekurudhave Gjermane të ngarkuar me sinjalizimin dhe infrastrukturën, të cilat përdoren edhe nga kompani të tjera hekurudhore, vendosin të hyjnë në grevë, atëherë do të duhet të ndalojnë edhe trenat e kompanive të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut