Mori pjesë në vrasjen e 20-vjeçarit, jepet masa e sigurisë për Ensi Mazen

21 Prill 2023 | 11:40

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për Ensi Mazen, një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi në orët e para të mëngjesit të së hënës në kryeqytet.

Toshkëzi u qëllua me thikë në orët e para të së hënës në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”, nga shtetasit Aksel Hoxhaj, në bashkëpunim me Ensi Mazen.

Hoxhaj u vetëdorëzua të enjten në polici dhe pritet të dalë përpara gjykatës ditën e shtunë për dhënien e masës së sigurisë.

Në deklarimet e tij avokati i Mazes tha se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen dhe u gjet rastësisht aty me shokun e tij Aksel Hoxhaj.

Ai shtoi se Maze nuk ishte në dijeni të konflikteve që shoku i tij Aksel Hoxhaj kishte me viktimën.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026