“Mbajti vetëm derën e makinës”-Avokati i Ensi Mazes: Nuk e dinte për thikën e shokut
18-vjeçari Axel Hoxha ka vrarë me thikë 20-vjeçarin Stivën Toshkëzi të martën, në orët e para të mëngjesit.
Shkak për këtë është bërë një ngacmim në Instagram që Axel Hoxha i ka bërë të dashurës së Stivënit, ngacmim që autori i krimit e mohon.
I përfshirë në këtë ngjarje ka qenë dhe Ensi Maze, shok i Axel Hoxhës. Ai ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe këtë të premte ndaj tij u dha masa e arrestit me burg.
Avokati i të riut, Tonin Prendi deklaroi për mediat se i sheh akuzat si të pavenda për aq kohë sa në pamjet filmike shihet se Maze nuk bën asnjë veprim të dhunshëm, përveç faktit që mban derën e makinës ku brenda ndodhej Stivën Toshkëzi.
Sipas avokatit, ky veprim është bërë për të shmangur agravimin e konfliktit. Avokati ka komentuar kamerat e sigurisë duke thënë se klienti i tij shihet që nuk bën asnjë veprim të dhunshëm ndaj viktimës, as kur ky i fundit del nga makina.
Tonin Prendi deklaroi se 18-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Stivën Toshkëzit, nuk e ka informuar shokun e tij, pra Ensi Mazen, për ndonjë konflikt të mundshëm e aq më pak që kishte me vete një mjet prerës.
“Si Ensi Maze dhe familjarët janë të lehtësuar pas pamjeve filmike ku duket qartë se Ensi s’ka bërë asnjë veprim të dhunshëm. E gjejmë absurde të merret një vendim për arrest me burg mbi bazën e këtyre akuzave,” – u shpreh avokati.
Ai sqaroi gjithashtu se klienti i tij nuk është arratisur, përkundrazi ka marrë të atin në telefon dhe është lajmëruar menjëherë policia për vendndodhjen. Sipas avokatit, Ensi Maze ka qenë duke pritur policinë te “Arena”, pavarësisht se në procesverbal është shkruar se klienti i tij është arrestuar në flagrancë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta