Vrau me thikë 20-vjeçarin në Tiranë, vetëdorëzohet në polici 18-vjeçari

20 Prill 2023 | 17:06

Është vetëdorëzuar në polici 18-vjeçari Axel Hoxha i akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi 3 ditë më parë më Tiranë.

Policia tha se si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, ditën e sotme, është vetëdorëzuar shtetasi Axel Hoxha, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në rrugën “Skënder Sallaku”, ku në bashkëpunim me shtetasin Ensi Maze, 18 vjeç, (arrestuar disa orë pas ngjarjes), kanë goditur me mjet prerës shtetasin Stivën Toshkëzi 20 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Dy të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, i bën pritë 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi kur ai po kthehej nga puna dhe debati agravoi në përdorimin e thikës.

Ensi Maze i cili ra në prangat e policisë pak orë pas ngjarjes, ka deklaruar përpara oficerëve të policisë gjyqësore se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij, Axel Hoxha.

Pasi ka takuar shokun e tij Axelin, ai i ka treguar se para disa kohësh ka pasur një konflikt me viktimën dhe pretendonte se e ky i fundit e kishte rrahur.

Më tej Maze ka deklaruar se motivi i konfliktit të tyre ishte një vajzë të cilën e pëlqente Axel Hoxha që e kishte në të njëjtën klasë, por ajo ishte në një marrëdhënie me viktimën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026