“Turizmi i drogës”| Po dilnin nga Shqipëria, kapen me kanabis dy shtetas të huaj

21 Prill 2023 | 12:11

Policia Kufitare në Qafë Thanë ka konstatuar dhe goditur dy raste të tentativës së kalimit të lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Maqedonis ësë Veriut.

Në pranga ka përfunduar një shtetas australian dhe procedohet penalisht një shtetase gjermane, pasi iu gjetën sasi të ndryshme të lëndës narkotike kanabis

Policia bën me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi G. P., 63 vjeç, banues në Australi, pasi iu gjet në automjetin furgon që drejtonte, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Ndërkohë që u procedua penalisht dhe 24-vjeçare gjermane në kamperin e të cilës u gjet një sasi e caktuar lënde narkotike.

Sasitë e lëndës të dyshuar narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026