Një vit pas tërmetit të 26 nëntorit thirrjet për drejtësi vazhdojnë ende

26 Nëntor 2020 | 07:23

Pak dite pas tërmetit që krahas 51 viktimave e qindra të plagosurve shkaktoi dhe një miliardë euro dëme, u organizua menjëherë prokuroritë e Tiranës, Durrësit e Krujës ku mbi 50 persona u shoqëruan në komisariat.

Durrësi ishte qyteti më i goditur me pallate, hotele dhe banesa private të shkatërruara.

Një vit nga ngjarja tragjike, prokuroria e Durrësit njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin në gjykatë të 16 personave.

Vetëm njëri prej tyre është ende në qeli. Ai është Ramiz Shehu, i cili ndërtoi banesën 4 katëshe të familjes Lala, në zonën e Kënetës nën rrënojat e së cilës humben jetën tetë persona, katër prej të cilëve të mitur.

Në dosjen hetimore thuhet se objektet në të cilat pati viktima, kishin probleme me cilësinë e materialeve të ndërtimit, si hekur dhe beton, ndërsa u përdorën akte të falsifikuara për legalizimin e shtesave pa leje.

Në Tiranë ndodhën dhe arrestimet më të shumta. Më 15 Janar, prokuroria njoftoi se të paktën 31 persona, zyrtarë e ish zyrtarë vendor, inspektorë të ndërtimit, arkitektë, inxhinierë dhe ndërtues në disa komuna të Tiranës, Farkë e Kashar, apo dhe në bashkinë Vorë, ishin arrestuar në kuadër të hetimeve të nisura menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Shtatë persona të tjerë u shpallën në kërkim. Akuzat ndaj tyre shkonin nga “Shpërdorimi i detyrës”, te “Falsifikimi i dokumenteve” apo dhe “Ndërtim pa leje”.

Një vit pas tërmetit, prokuroria deklaron se ka dërguar për gjykim vetëm Naim Shehun për akuzën e ndërtimit të paligjshëm, teksa hetimet vazhdojnë.

Në Thumanë dy pallate pesë katëshe, të ndërtuara para viteve ’90 u shembën duke zënë nën rrënoja 24 gra, fëmijë e burra.

Ndër objektet e dëmtuara në Thumanë, ishte dhe shkolla Ramazan Jangozi, të cilën bashkia Krujë e kishte marrë në dorëzim të parakohshëm, vetëm pak ditë para tërmetit.

Ndërhyrjet në godinë, kishin pasur për qëllim rehabilitimin e dëmeve të tërmetit të rënë në muajin shtator.

Prokuroria bën të ditur se ka marrë zyrtarisht nën hetim dhjetë persona, fizikë dhe juridikë, për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim të formularëve dhe stampave.

Deri tani asnjë i dënuar.

 

Lexoni gjithashtu: 

Euronews Albania në zonat e dëmtuara nga tërmeti, banorët ende në ‘qiell të hapur’: Po flemë në çadra, s’kemi më besim tek shteti

Sot një vit nga tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, pasoja janë ende të freskëta

Çfarë skeme po përdor qeveria Rama për rindërtimin e banesave?

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026