Kufizime deri në 20 dhjetor, në Gjermani do të lehtësohen masat gjatë festave të fundvitit

26 Nëntor 2020 | 07:31

Masat kufizuese kundër COVID-19 në Gjermani do të vijojnë të mbeten në fuqi të paktën deri më 20 dhjetor dhe me shumë mundësi mund të vijojnë deri në janar.

“Detyrimi për të mbajtur maska do të intensifikohet në të gjitha zonat e qyteteve të frekuentuara nga njerëz, në vendet e punës dhe universitetet do të kthehen në mësimin dixhital.Ne gjithashtu po zvogëlojmë grumbullimet deri në 5 persona”, u shpreh kancelarja Merkel pas takimit me udhëheqësit e 16 landeve.

Sidoqoftë, masat do të lehtësohen gjatë festave të Krishtlindjes për të lejuar familjet dhe miqtë të festojnë së bashku.

Gjermania vendosi një “bllokim njëmujor më 2 nëntor për të frenuar një valë të dytë që po përfshin pjesën më të madhe të Evropës. Baret dhe restorantet janë të mbyllura, por shkollat dhe dyqanet mbeten të hapura.

Situata vijon të jetë e vështire pasi një ditë më parë, në 24 orët e fundit u raportua për 410 viktima nga COVID 19.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse

Një koalicion prej nëntë shtetesh anëtare të BE-së, plus Islanda dhe Norvegjia, po rrit presionin për të shtrënguar kushtet e vizave për turistët rusë ndërsa...
17:24 | 04/06/2026

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin ka shënuar një rënie të fortë, duke prekur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke humbur më shumë se 25% të vlerës...
17:21 | 04/06/2026

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026